Google ADS

Ngjarjet e datës 19 shtator

07:00 | 19 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

09:45

Mbahet ceremonia e inaugurimit në kompaninë “Trosha LLC”, e cila është ndihmuar me fonde të BE-së për zgjerimin e aktiviteteve, ngritjen e depove për ruajtjen e akulloreve etj. Merr pjesë dhe Zëvendës Shefi i Bashkëpunimit, Alessandro Bianciardi. (Fshati Llukar, Prishtinë)

10:00

Zyra për Qeverisje të Mirë organizon konferencën për lansimin e “Strategjisë për avancimin e të drejtave të komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës për vitet 2022-2026 dhe Planin e veprimit të saj për vitet 2022-2024”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

11:00

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndertesa e Kuvendit, Salla C301)

11:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, marrin pjesë në inaugurimin e Sistemit Nacional për Monitorim të Spektrit Frekuencor – SNMSF. (Memoriali i Dëshmorëve në Shipol, Mitrovicë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme