Ngjarjet e datës 16 shtator

06:57 | 16 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

10:00

Mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së. Marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj; komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari etj. (Kazerma e FSK-së, “Adem Jashari”, Prishtinë)

10:00

Organizata “Ec ma ndryshe” publikon “Platformën Digjitale të Qendrës Historike të Prizrenit”. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ish-Rektorati i UPZ-së)

10:00 – 11:00

Komuna e Lipjanit organizon fillimin e  punimeve për ndërtimin e çerdheve të reja në fshatin Rufc i Ri (ora 10:00) dhe në Shalë (11:00). Merr pjesë dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. (Rufc i Ri/Shalë)

12:00

Me iniciativë të prindërve të Betina Ymerit, e cila për shkak të kërcënimeve nga fejuari i saj përfundoi në vetëvrasje, mbahet protestë me moton “Mos t’ndodhë ma!”. (Para Gjykatës Themelore, Mitrovicë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme