Këto janë ngjarjet që janë paraparë të ndodhin ditën e sotme në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Në mesin e ngjarjeve është edhe seanca gjyqësore që do të mbahet për rastin e Marigona Osmanit.
Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit (Kuvendi i Kosovës, ora 09:30)
Kuvendi i Kosovës mblidhet për pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara (Salla plenare, ora 10:00)
Mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)
Shënohet 232-vjetori i themelimit dhe 15-vjetori i rindërtimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës. Ceremonia drejtohet nga Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj. (Teqja Bektashiane në Gjakovë, ora 11:00)
Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të re plenare (Salla plenare, ora 11:00)
Qendra Avokuese për Kulturës Demokratike organizon diskutimin publik dhe prezanton hulumtimin mbi pozitën e gruas në veri të Kosovës (Zyrat e ACDC, ora 11:00)
Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel organizon pritje me rastin e festës kombëtare franceze ( ora 18:00)./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?