Këto janë ngjarjet e datës 13 korrik 2022;
Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thirrur në takim drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me Coronavirus. (Drejtoria e ShSKUK-së, Prishtinë, ora 8:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 10:00)
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 56. (Hoteli “Grand”, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton vendimin e Qeverisë për ratifikimin e anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 10:00)
Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projekt-Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:00)
Mbahet konferenca e 13-të për ecurinë e çështjes në rastin “Prokurori kundër Thaçit dhe të tjerëve”. (Hagë, ora 13:30)
Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare të Republikës së Kosovës do të paraqesin Padi për konflikt administrativ në rastin e refuzimit të trajtimit mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora: 14:00)
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret delegacionin e përfaqësuesve të Grupit Britanik të Unionit Ndërparlamentar të Britanisë së Madhe, të cilët shoqërohen edhe nga ambasadori Kosovës në Londër, Ilir Kapiti. (Kabineti i Kryetarit të Prizrenit, ora 15:45)
Hapja e Observatorit të Prishtinës për vrojtimin e hapësirës dhe kozmosit. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 18:30)
Promovohet libri “Hije të Shtrembëruara: Libër kujtimi me rrëfimet e ish të burgosurve politikë në burgun e Goli Otokut”. (Merr pjesë edhe ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku). (Muzeu i Burgut të Prishtinës, ora 19:30)
Në sallën “1 Tetori” do të zhvillohen këto ndeshje në kategorinë e meshkujve në kuadër të botërorit të universiteteve në hendboll:
Universiteti i Shkodrës-Universiteti i Prishtinës, ora 15:00
Uclm (Spanjë)-Uaveiro (Portugali), ora 17:00
Unimne (Mali i Zi)-Pula (Kroaci), ora 19:00
Ndërsa në Pallatin e Rinisë dhe të Sporrteve do të ballafaqohen:
Gazi (Turqi)-Kangëon (Kore e Jugut), ora 14:00, kategoria e meshkujve
Upol (Kroaci)-Universiteti i Shkodrës, ora 16:00, kategoria e femrave
Uclm (Spanjë)-Unin (Kroaci), ora 18:00, kategoria e femrave.
IFFHS zgjedh 11-shen më të mirë të vitit 2024
Të shtëna me armë zjarri në Reçak të Shtimës, policia jep de...
Aktakuza e re kundër Nagip Krasniqit, reagon Azemi: Dëmi nuk...
Arne Slot me një rekord fantastik gjatë vitit 2024
Hamza takoi veteranët e UÇK-së në Skenderaj: Ju nderojmë sot...
Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra të burgosur