Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës, ku do të priten nga drejtori i Përgjithshëm, Agron Llugaliu. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)
Grupi i Deputetëve të Rinj në Kuvendin e Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, mbahet tryezë diskutimi me temën “Vullnetarizmi dhe rëndësia e tij”. (Ambientet e Kryqit të Kuq, Gjakovë, ora 11:00)
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” . (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 12:00)
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për media në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)
Drejtoria për Kulturë rini dhe Sport në Klinë përuron vëllimin poetik “Ndalo” të poetes Lulëjetë Dragidella – Tigani. (Shtëpia e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë, ora 14:00)
Mbahet ceremonia mbyllëse e shkollës verore në Prizren. (Amfiteatri i madh, Prizren, ora 14:00)
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Taukbashqe, Prishtinë, ora 18:00)
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...