Këto janë ngjarjet që do ta karakterizojnë ditën e sotme në vendin tonë.
• 09:00
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)
• 10:00
Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon punëtorinë për profesionistët e rinj “Përgatitja për karrierë”. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë).
• 10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për aderimin në Marrëveshjen për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. (Ndërtesa e Kuvendit, N302).
• 10:00
Mbahet edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar “EXPOKOS”. Në hapje merr pjesë dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë).
• 10:30
EULEX-i prezanton Raportin Monitorues të tij për Aplikimin e Lirimit me Kusht në Kosovë, i cili e mbulon periudhën prej muajit mars 2022 deri në shtator 2022. Merr pjesë dhe Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë).
• 11:00
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve-2023, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore organizon ligjëratë publike. (Hotel “Grand”, Prishtinë).
• 11:00
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në inaugurimin e punimeve në sallën e sportit në fshatin Romajë. (Romajë, Prizren)
• 12:00
Komuna e Vushtrrisë bën përurimin e shëtitores së qytetit. (Vushtrri).
• 12:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së).
• 16:00
Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon “Duke u bërë një profesionist i IT-së”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë veriore) .
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...