Ngjarje si nëpër filma| Nuk ndalet, policia dhe të dyshuarit gjuhen me armë, lëndohet një polic

10:00 | 17 Mars 2022
arbresh.info

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit me  veturë kanë tentuar të godasin zyrtarët policor (në rroba civile) dhe më pas njëri nga të dyshuarit me pistoletë ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policor.

Zyrtarët policor i janë përgjigjur me të shtëna në drejtim të dyshuarit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, shkruan arbresh.info.

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË

Prishtinë 15.03.2022 – 21:19. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit me  veturë kanë tentuar të godasin zyrtarët policor (në rroba civile) dhe më pas njëri nga të dyshuarit me pistoletë ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policor. Zyrtarët policor i janë përgjigjur me të shtëna në drejtim të dyshuarit. Zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme