Google ADS

Ngjarje e rëndë në SHBA: Polici shqiptar qëllohet me armë zjarri

15:09 | 9 Prill 2022
L G

Një polic shqiptar i identifikuar si Ervis Onuzi, i cili punon në Departamentin e Philadelfias në SHBA, është qëlluar me armë zjarri në bark e për pasojë ka përfunduar në spital.

Sipas mediave të huaja, 28-vjeçari u plagos kur policia po shkëmbente zjarr me disa persona.

Oficerët gjetën dy gra, të moshës 42 dhe 57 vjeç, me plagë me armë zjarri në rrugët Arrott dhe Griscom, tha policia. Besohet se dy gratë u goditën nga plumbat si pasojë e shkëmbimit të zjarri, raporton reporteri.

Nuk dihet ende arsyeja konkrete e ngjarjes së rëndë, ndërsa 28-vjeçari shqiptar, i cili prej 3 vitesh shërbente në SEPTA, ndodhet në Spitalin Universitar Temple nën kujdesin e mjekëve.

 

Policia tha më vonë se personi i armatosur, i cili nuk është identifikuar u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tij me plagë të shkaktuar me armë zjarri të cilën sipas policisë e shkaktoi ai vetë, ndërsa një armë iu gjet pranë trupit të tij.

Të ngjashme