Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë ngritur njëzeteshtatë aktakuza kundër tridhjetedy personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë persona për 48 orë si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktimin e paraburgimit për dhjetë persona të dyshuar se kanë kryer vepra penale, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave për vepra të ndryshme penale.
Me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim për shkak të veprës penale ”Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tre (3) persona dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, për shkak të veprës penale ”Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të KPRK-së.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Fajdeja” dhe dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale “Vjedhja”.
3 Prokuroria Themelore Prizren:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” ,si dhe ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” .
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Detyrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje” nga neni 359 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” .
4 .Prokuroria Themelore Pejë:
///////////////
5 Prokuroria Themelore Gjilan:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Deklarimet e rreme’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Grabitje”, dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.
7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Sekuestrimet e përkohshme:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, për shkak të veprës penale ”Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Janë sekuestruar;
– Tre (3) aparatë të lojërave të fatit;
– Pesë (5) televizorë;
– Një (1) monitor;
– Dy (2) shtëpiza, dy (2) tastatura, dy (2) monitorë dhe dy (2) mausë;
– Një (1) printer
– Tre (3) tiketa të bastoreve;
– Një (1) çelës të aparateve, shtatë (7) çelësa të ndryshëm;
– Monedha të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej pesëdhjetenëntë (59) euro, nga të cilat dhjetë (10 euro) në monedha të letrës dhe dyzetenëntë (49) euro në monedha metalike.
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mashtrimi”;
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
8.Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...