Dështimet e njëpasnjëshme të seancave konstituive e kanë futur vendin në një ngërç politik nga i cili për të dalë po përmendet ndërhyrja e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani si dhe zgjedhjet e parakohshme.
Presidentja Osmani tashmë ka ofruar gatishmëri të plotë për konsultime me liderët e partive, kurdo që ata e shohin të nevojshme.
Kështu bëri të ditur, Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes.
“Presidentja Osmani, nëpërmjet letrës drejtuar kryesuesit të seancës z.Avni Dehari, më 16 prill, tashmë u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime kurdo që ata e shohin të nevojshme.”, u shpreh ai.
Në anën tjetër ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit, thotë se presidentja Osmani nuk duhet të ndërhyjë në situatën e krijuar së fundi në Kuvendin e Kosovës.
Hasani në një intervistë në një nga televizionet vendore, mes tjerash tha se përfshirja e saj nuk parashihet as me politikë e as me drejtësi.
“Zgjidhja është duhet ndjekur rrugët ligjore. As politkisht as juridikisht, pse duhet të ndërhyjë presidentja në zgjedhjen e një ngërçi tërësisht politik? Ajo është organ që nuk është pushtet, autorizimet e saj janë neu48-orshi i përsëritur tash e shtatë herë po jep verdikte të ndryshme se si mund të kalohet nga ajo situatë” ,u shpreh Hasani.
Por, në anën tjetër, në zgjedhje të reja nuk mund të shkohet pa konstituimin e Kuvendit.
Vullnet Bugaqku nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (KDI), për Arbresh.info tha se ka një dispozitë në Kushtetutë ku theksohet që Kuvendi mund te shpërndahet nëse për shpërndarje votojnë 2/3 ta e deputetëve.
“Jo pa u konstituu Kuvendi nuk mundemi se si me shku në zgjedhje. Sepse ka një dispozitë në Kushtetutë ku theksohet që Kuvendi mund të shpërndahet nëse për shpërndarje votojnë 2/3 ta e deputetëve. Në këtë rast nuk ka ende Kuvend sepse nuk është arritur me u zgjedh Kryetari e nënkryetarët”, tha Bugaqku.
Megjithatë, ai thekson se nuk ka ndonjë limit kohor se kur munden me përfundu seancat.
“Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm ne momentin kur zgjedhjet kryetari dhe nënkryetarët.”, tha ai.
Shkuarja në zgjedhje, si zgjidhje për konstituim të Kuvendit u kundërshtua edhe nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
“Jo, s’ka logjikë. Të gjithë e dimë që rezulati i zgjedhjeve plus minus është ky që ka qenë. E për mos me u përsërit është mirë Gjykata Kushtetuese me dhënë një verdikt” tha ai. Me Kushtetutë e ka kry ajo misionin” tha ai.
Ndryshe, Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar edhe në përpjekjen e shtatë të dielën, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje po insiston në emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.
Për PDK-në dhe AAK-në, deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, është figurë përçarëse për postin e kryeparlamentares.
Nga PDK dhe AAK kanë kërkuar që VV të ndërrojë emrin e kandidatit/es për kryetare të Kuvendit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se do ta votojnë raportin e Komisionit dhe tha se si AAK do të votonin pro kryetarit të Kuvendit nëse propozohen njëra prej dy deputetëve të zgjedhura të Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi.
Sot për herë të gjashtë Albulena Haxhui nuk arriti të zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës, e propozuar nga Vetëvendosje. Seanca e radhës me qëndrime të njëjta të opozitës karshi Haxhiut si kandidatë për kryeparlamentare, por edhe të Vetëvendosjes për mos ndryshimin e emrit mbetet pritet të mbahet të enjten./Arbresh.info/ Erolinda Gashi/
Të shtëna me armë zjarri në dy raste të ndara në Ferizaj, po...
Përfundon Premier League, këto janë skuadrat që siguruan gar...
ZYRTARE: Kylian Mbappe fiton “Këpucën e Artë” për edicionin ...
Danimarka rrit moshën e daljes në pension në 70 – më e larta...
Limaj: Me inate, me ego nuk ndërtohet shteti, lidership ësht...
Mungesa e autobusëve urban në Prishtinë, ankohen qytetarët