Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka ngacmuar vazhdimisht një grua, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari ka ngacmuar në rrugë dhe disa herë përmes telefonit viktimën.
Në konsultim me prokurori, ai është dërguar në mbajtje.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 15.07.2023 – 22:00. Më 18.07.2023 është arrestuar i dyshuar kosovar për shkak se kishte ngacmuar në rrugë dhe disa herë përmes telefonit viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/
Kryeministri Rama shkon në Hungari, takim me Viktor Orban
Krasniqi: Bashkëqeverisja e domosdoshme, por s’shohim mundës...
Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën Mitrov...
Audioincizimet Kusari Lila-Radoiçiq, nesër seancë e jashtëza...
Kosumi: Gjenerata e sakrificës e lënduar nga organizmi Shqip...
Në Gjakovë po hetohen ende rastet e vetëlëndimeve të disa nx...