Ngacmohet seksualisht një burrë në Prishtinë

09:00 | 22 Shtator 2022
E.H

Një tjetër rast i ngacmimit seksual është paraqitur dje në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima është një mashkull kosovar. I njëjti ka raportuar se për tri vite është duke u ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

Lidhur me këtë rast policia ka nisur hetimet.

“Rr. Sylejman Vokshi, Prishtinë 21.09.2022 – 14:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se për tri vite është duke u shqetësuar–ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili sipas tij është duke i linçuar foto me të cilat nxit urrejtje kundër tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raporton e PK./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme