Ngacmimet seksuale në UP, Këshilli Drejtues mban mbledhje

16:25 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, ‘Hasan Prishtina’, do të angazhojë stafin akademik nga programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore në UPHP për ta bërë hetimin rreth raportimeve se në UP ka ngacmime seksuale.

Nga UP’ja deklarojnë se edhe Këshilli Drejtues do të debatojë gjatë mbledhjes që do të mbahet nesër lidhur me këtë cështje.

Kjo është komunikata e plotë e UP’së:

Me anë të kësaj komunikate, menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ju informon se menjëherë pas raportimeve të para lidhur me dukurinë e ngacmimit seksual në UPHP, ne kemi ftuar staf akademik nga programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore në UPHP, që të formojmë një grup punues për trajtimin e kësaj dukurie.

Grupi punues në ditët në vijim do të dal me plane konkrete për hartimin e politikave dhe planit të veprimit në adresimin dhe trajtimin e dukurisë së ngacmimit seksual në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Po ashtu, në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Drejtues të UPHP-së, paraparë për nesër në ora 15:00, pika 2 parasheh shqyrtimin e mekanizmave për adresimin dhe parandalimin e ngacmimeve seksuale. Pas mbledhjes, KD do të del me një komunikatë për media lidhur me këtë çështje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme