Nga viti në vit nataliteti në Kosovë po shënon rënie. Planifikimi familjar, kushtet e rënda ekonomike e së fundi edhe faktori pandemi, janë disa nga arsyet qe potencohet se po ndikojnë në uljen e natalitetit.
Njohësit e kësaj fushe po e shohin si gjendje alarmante që po rrezikon shoqërinë kosovare, dhe sipas tyre shteti duhet të bëjë më shumë në këtë fushë, duke i’u ndihmuar financiarisht në rritjen e fëmijëve.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli për arbresh.info ka siguruar statistikat e tre viteve të fundit, sipas të cilave në vitin 2018 kanë qënë 9963 lindje, në vitin 2019, 9461 lindje, në vitin 2020, 8786 lindje, si dhe në gjashtë muajt e fundit të vitit 2021 kanë qenë 4210 lindje.
E për arsyet se pse po bie numri i lindjeve në Kosovë, Ismajli për arbresh.info tha se në kohët moderne dhe vendet e zhvilluara është bërë si ‘trend’ që qiftet vendosin të bëjnë fëmijë aq sa kanë mundësi t’i mbajnë.
“Kjo ndryshon nga vendet jo në zhvillim ku secili qift kishte nga 4- 5 fëmijë, kurse në kohën e sotme qiftet bashkëshortore planifikojnë familjen dhe zakonisht bëjnë 1 apo 2 fëmijë. Kjo mendoj se është njëri ndër shkaktarët kryesor të rënies së natalitetit i cili e përfshin edhe vendin tonë Kosovën”, ka thënë Ismajli.
Ai konsideron se me zgjatjen e pushimit të lehonisë, subvencionimin e lehonave, si dhe stimulimin me bonuse e benefite për fëmiun e tretë, mund të rritet numri i lindjeve pasi që i sheh si motiv për prindërit e rinjë.
“Duhet të zgjatet periudha e lehonisë, duhet të subvencionohen lehonat , dhe me bonuse me i stimulu për fëmiun e tretë”, tha ai.
E sociologu Labonit Konushevci për arbresh.info ka thënë se ulja e natalitetit lidhet ngushtë me pandeminë dhe pasigurinë që ka shkaktuar ajo, duke e theksuar edhe me shumë thellimin e krizës ekonomike.
“Ulja e natalitetit shpjegohet nga këndvështrime të ndryshme, demografike, sociologjike, ekonomike, sociale e kulturore. Rënia e natalitetit, veçmas viteve të fundit, ka të bëjë me faktorin pandemi dhe pasigurinë e shkaktuar nga ajo, duke theksuar thellimin e krizës ekonomike”, tha Konushevci.
Faktorë tjetër konsideron të jetë edhe planifikim familjar që si trend po zhvillohet në familjet moderne, dhe faktori i vetëdijes mbi familjen si institucion., si dhe mungesa e mbështetjes nga shteti sa i përket shpenzimeve për fëmijët.
“Faktor tjetër me rëndësi është planifikimi familjar që si trend vazhdon të zhvillohet në familjet moderne. Si dhe faktori i vetëdijes mbi familjen si institucion. Familja ka pësuar ndryshime në funksionet e saj dhe kur funksioni edukativ çalon, riprodhimi si funksion tjetër mund të devijojë. Pra, trendi i planifikimit familjar e ka shndërruar familjen në funksion konsumerist. Pa përjashtuar mungesën e mbështetjes institucionale dhe ekonomike-sociale të shtetit për familjet në Kosovë”, u shpreh ai.
Konushevci konsideron se shkaqet lidhet ngushtë me problemet sociale e ekonomike, dinamika e një mënyre moderne e të jetuarit kanë bërë që prindi bashkëkohor të mendojë ndryshe për krijimin e familjes.
“Pra, shkaqet nuk janë vetëm të natyrshme të natyrës së fertilitetit. Ato më shumë janë sociale dhe ekonomike. Dinamika e një mënyre moderne të të jetuarit në një presion të kapitalizmit e ka bërë prindin bashkëkohor të mendojë ndryshe për krijimin e familjes. Nataliteti është vlerë nacionale, është interes nacional, por kjo nuk po përjetohet si e tillë sot”, tha ai.
Kujtomë që në Kosovë, ligji i punës parasheh që për secilin fëmijë të lindur, nënës i takon pushimi i lehonisë prej një viti, ku gjatë tre muajve të parë të pushimit të lehonisë, pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim prej shtatëdhjetë përqind 70% të rrogës bazë, kurse gjashtë muajt e ardhshëm, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim prej pesëdhjetë përqind 50% të rrogës mesatare në Kosovë.
Gjithashtu, një grua e punësuar, sipas këtij ligji ka të drejtë të zgjasë pushimin e lehonisë edhe për tre muaj të tjerë pa pagesë./ArditëShkodra/arbresh.info/
Në Zubin Potok po patrullojnë ushtarët letonezë të KFOR-it
Rama takohet me Marta Kos: Njohëse shumë e mirë e rrugës së ...
AGK-ja dënon kërcënimin me vrasje ndaj Ilir Mirenës
UEFA delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshjen e Conference Le...
Policia dhe Dogana parandalojnë një rast të kontrabandimit m...
SHBA do të paguajë gati 116 milionë dollarë për të burgosura...