Google ADS

Nga viti 2018 Arbresh.info kishte raportuar për krimet e terroristit Millan Radojçiqit në veri

15:24 | 3 Tetor 2023
L G

Ishte mediumi online Arbresh.info i pari që kishte raportuar se krimineli serbë, Millan Radojçiq, apo siç po quhet tash nga Ministri i Brendshëm i Kosovës, “Pablo Eskobar i rajonit”,  ishte përfshirë në vrasjen e liderit të iniciativës qytetare “Liri, Drejtësi, Demokraci”, Oliver Ivanoviqi.

Radojçiq, i cili u arrestua sot në Serbi, pas përfshirjes së tij në sulmin terroristë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të këtij viti po kërkohet të ekstradohet dhe gjykohet në Kosovë për sulm terrorist dhe vrasjen e rreshterit policor, tashmë heroit, Afrim Bunjaku.

Duke iu referuar burimeve ndërkombëtare, Arbresh.info më 22 janar 2018 kishte raportuar se Millan Radojçiq ishte i dyshuari kryesor bashkë me grupin e tij për vrasjen e Ivanoviqit.

Sipas burimeve të atëhershme, vrasësi i Ivanoviqit kishte qëlluar disa herë mbi të ndërkohë që makina e tij “Opel” me të cilën ishte larguar dhe e cila ishte gjetur e djegur më pas, ishte parë e parkuar disa herë aty ku parkoheshin edhe veturat e Millan Radojçiq dhe të grupit të tij.

Burimet ndërkombëtare të Arbresh.info në atë kohë bënin me dije se dy ditë para vrasjes së Ivanoviq, dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihej ende, ishin në zyrën e Millanit.

Në fotografinë që kishte siguruar Arbresh.info atëherë shihen edhe dy të akuzuarit kryesor të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivaniviq, Zheiko Bojiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Edhe bashkëshortja e Oliver Ivanoviq kishte deklaruar se personi që vrau Oliverin mori urdhër nga Milan Radojçiq dhe grupi i tij.

Po ashtu, bëhej e ditur se më 27 korrik të vitit 2017, kur kandidatura e Oliver Ivanoviq për kryetar të Mitrovicës Veriore ishte bërë zyrtare, Milan Radojçiq kishte deklaruar se ai do t’i fillojë kërcënimet karshi tij dhe se nëse nuk heq dorë, do ta vrasë atë.

Kjo pasi, Ivanoviq ishte i padëshiruar nga shteti serb pasi thuhej se nuk po bënte asgjë për të mirë te serbëve të Kosovës.

Ndërkaq, më 28 shtator të vitit 2017, automjeti privat i Ivanoviq ishte kallur si kërcënim direkt ndaj tij dhe kandidaturës së tij për kryetar të komunës së Mitrovicës Veriore, shkruante Arbresh.info.

Burimet po ashtu thonë se po më 28 shtator të vitit 2017, Oliver Ivanoviq kishte deklaruar se ‘situata kishte ndryshuar për të keq. Frika e njerëzve është e paparashikueshme. Këta njerëz nuk kanë frikë nga shqiptarët por nga serbët, të cilët vozisin automjete Jeep-a pa targa të regjistrimit”.

Ivanoviq kishte paralajmëruar ndër të tjera edhe mundësinë e eskalimit të situatës në Mitrovicën e Veriut.

LEXO EDHE

Arrestohet Millan Radoiçiq

Oliver Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar të vitit 2018 rreth orës 8:00, derisa po hynte në selinë e partisë së tij.

Vrasja e tij kishte shkaktuar reagime të shumë në Kosovë dhe jashtë saj. Ai ishte varrosur në Beograd më 18 janar në kompleksin e varrezave “Novo Groblje./Arbresh.info/

LEXO SHKRIMIN E PUBLIKUAR MË 28 JANAR 2018

Ky është i dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviq, pritet arrestimi i tij – Arbresh.info

LEXO EDHE

Radoiçiq i përshirë në dosjen e vrasjes së Ivanoviqit, në listën e zezë të SHBA-së, dhe autor i sulmit terorist në Banjskë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme