Nga viti 2017, dialogu Kosovë – Serbi ka mbetur nën hije

11:02 | 21 Shkurt 2020
M. A.

Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi (KSPAG) ka diskutuar për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi.

Viteve të fundit dialogu mes Kosovës dhe Serbisë u vlerësua se ka rënë shumë krahasuar me intensitetin e takimeve dhe marrëveshjeve në fillim të tij.

Që nga viti 2017, ky dialog ra nën hije si pasojë edhe e qeverisë së re që erdhi në atë kohë.

Njohësi i zhvillimeve për dialog, Gazmr Reci, tha se Qeveria e kaluar nuk ka qenë shumë e interesuar që ta shtyj me tej dialogun.

“Prej vitit 17 dialogu ka rënë shumë nën hije. Ura e Mitrovicës ka mbet si pengese ende e lirisë së plotë të njerëzve, problem tjetër mbetet kadastra dhe riprociteti në targa, etj”

“Nga viti 2017 dialogu mori një fazë të re një rënie drastike. Qeveria që erdhi në pushtet nuk u morr shumë më dialogun nuk I kushtoj rëndësi por pati tema më të mëdha në tavolinë”, tha ai.

E Florentina Hajraj, paneliste në këtë tryezë veçoi  disa marrëveshje që kanë ndikuar në këtë proces dhe në dëshpërimin e qytetarëve të Kosovës.

“Kosova ka hy në proces duke ndarë platformën e saj si në aspektin teknik dhe politik që për mendimin tim është e gabuar është e rrezikshme me u fut në një proces të negociatave politike që nuk e dim se çka po na sjellin. Këto kanë ndikuar që qytetarët me u dëshpru dhe mos me pa rezultat të integrimit dhe procese tjera që po na lënë të izoluar”, tha ajo mes tjerash.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme