Një fëmijë i moshës gjashtë vjeç ka humbur jetën dje në Dragash si pasojë e rënies në lumë nga një urë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja.
Policia ka bërë të ditur se fëmija ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash pa shenja jete.
“Dyshohet se fëmiu derisa kishte qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë nga një urë kishte rënë në lumin e fshatit dhe si pasoj ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në QKMF Dragash”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /arbresh.info/
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj