Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten pensionet për 20 për qind.
Në një konferencë për media, Kurti u shpreh se situata me inflacion është zbutur dhe sipas tij, tani po notojmë në ujëra të qeta, raporton Arbresh.info.
“Gjatë dy ditëve të kaluara, patëm rastin qe në kuadër të mbledhjes së LVV të prezantojmë të arriturat dhe sfidat e qeverisë. Kemi numrin më të madh të sfidave në krahasim me të gjitha sfidat e tjera”, tha Kurti.
Ai përmendi sfidat me pandeminë, sulmin në Ukrainë, pandeminë, e rritjen e çmimeve, krizën energjetike teksa theksoi për subvencionet që dha Qeveria për qytetarët.
“Tani që situata me inflacion është zbutur, mund të themi qe po notojmë me në ujëra më të qeta. Duke filluar nga ky muaj të gjitha kategoritë e pensioneve do të risimin për 20%. Pensioni bazik i moshës, i aftësisë se kufizuar, pensioni për personat e verbër, pensioni familjar, pensioni invalidor etj”, tha Kurti.
Ndërsa nga muaji janar i vitit 2025 do të rriten për 20% edhe pensionet e viktimave të luftës. /Arbresh.info/
“Ulja e çmimit të energjisë, më e madhja në 35 vite”, Rama: ...
BDI: Mickoski vazhdon të degradojë gjuhën shqipe
Ndajnë rrugët Valon Ahmedi dhe Shkëndija
Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku shpjegon shifrat: Ditë e...
Pas thyerjes së rekordit me followersa, Gjesti thyen edhe re...
Monika Lubonja komenton hyrjen e Gjestit në BBVA: Ka për të ...