Nga tetori fillon vendosja e kamerave nëpër Prishtinë

11:23 | 11 Shtator 2022
A Z

Hapësirat publike në kryeqytet tani e tutje do të jenë nën vëzhgimin e kamerave, kjo falë një bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.

E, kjo gjë Komunës së Prishtinës do t’i kushtojë 1 milionë euro, dhe do të imlementohet në faza.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, thotë se në muajin tetor pritet të nënshkruhet kontrata me operatorin dhe të fillojë implementimi.

“Thirrja është e hapur, po presim që në muajin tetor të nënshkruhet kontrata me operatorin dhe të fillojmë implementimin”, tha Musliu për arbresh.info.

Kamerat e sigurisë që do të vendosen nëpër hapësirat publike të kryeqytetit synojnë të ndihmojnë në sigurinë e qytetarëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme