Google ADS

Nga tetori, 10 barnatore në kryeqytet do të punojnë 24 orë

19:11 | 4 Shtator 2023
E.G

Komuna e Prishtinës, me shumicë votash, ka miratuar ndryshim, plotësimin e rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në kryeqytet.

Me anë të këtij ndryshimi, nga muaji tetor, dhjetë barnatore të Kryeqytetit do të kenë kujdestari të plotë, nga ora 7:00 deri në 7:00, përcjell Arbresh.info.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim, orari i kujdestarisë së natës për barnatore është prej orës 21:00 deri në 07:00, përkatësisht kujdestarojnë pesë barnatore në gjithë Kryeqytetin.

“Me shumicë votash të këshilltarëve komunal të Kuvendit të Kryeqytetit, është miratuar ndryshim, plotësimi i rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në Kryeqytet.”, thuhet në njoftim.

“Në këtë ndryshim sqarohet se nga Tetori, në 10 (dhjetë) barnatore të Kryqytetit do të ketë kujdestari me orarë të plotë (24 orë) nga ora 07:00 deri në 07:00.”, njofton Komuna.

“Orari i kujdestarisë së natës për barnatore është prej orës 21:00 deri në 07:00, kujdestarojnë 5 (pesë) barnatore në gjithë Kryeqytetin.”, thuhet tutje në njoftim.

Për mospërmbajtje ndaj orarit të përcaktuar, Komuna ka paralajmëruar gjobë nga 300 deri në 1000 euro për person fizik ndërkaq për personin juridik 1000 deri në 300 euro gjobë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme