Nga dita e sotme pritet përmirësim i furnizimit dhe zvogëlim i reduktimeve me energji elektrike, raporton Express.
Së paku kështu kanë deklaruar nga KOSTT-it për Gazetën Express.
“Programet e kufizimit të konsumit mund të dallojnë nga dita në ditë në varësi nga ngarkesa dhe sigurimi i importit nga KESCO/KEDS. Për oraret e furnizimeve ju lutemi drejtohuni në KEDS/KESCO si operatorë të licencuar përgjegjës për distribuim/furnizim me energji elektrike. Sipas planifikimeve dhe energjisë në dispozicion nga nesër do të ketë përmirësim me zvogëlimin e reduktimeve”, kanë deklaruar dje nga KOSTT.
Pas raportimeve se në pjesën veriore të Kosovës furnizimi me rrymë po vazhdon teksa pjesa tjetër e vendit po përballet me reduktime të ashpra, KOSTT-i ka deklaruar se reduktimet përfshijnë edhe pjesën veriore.
Sipas planifikimeve dhe energjisë në dispozicion nga nesër do të ketë përmirësim me zvogëlimin e redukimeve.
“Si rrjedhojë e mosbalancës së theksuar në mes të konsumit të energjisë elektrike në vend dhe energjisë së siguruar nga operatorët përgjegjës në treg, janë shkaktuar imbalance të mëdha ndaj sistemit interkonektiv, ku rreth 40% e konsumit në Kosovë është tërhequr nga sistemi interkonektiv i Evropës Kontinentale. Qendra Koordinuese për Evropën Kontinentale në kuadër të ENTSO-E (SëissGrid) si dhe Grupi Regjional i Evropës Kontinentale (RGCE) trup i ENTSO-E kanë kërkuar në mënyrë strikte ndërprerjen e menjëhershme të devijimeve ndaj rrjetit interkonektiv evropian. Derisa monitoruesi i Bllokut AK në vazhdimësi ka tërhequr vërejtjen zonës rregulluese të Kosovës për situatën. Zbatimi i masave të parapara me Kodin e Rrjetit/Kodi Operativ për zvogëlimin e konsumit si masë e fundit e veprimit, vlen për të gjithë vendin, përfshirë pjesën veriore të vendit”, thuhet në përgjigjen e KOSTT.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shpalljen e masave emergjente për kufizimin me energji elektrike në kohëzgjatje prej 60 ditësh, pas krizës energjetike që ka kapluar së fundmi vendin.
Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.
Qeveria po ashtu përmes këtij vendimi ka vendosur edhe për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë me qëllim të identifikimit dhe paraqitjes së rekomandimeve Ministres së ekonomisë.
E ky Komitet do të përbëhet nga një përfaqësues i ministrisë së Ekonomisë, një nga ZRRE, një nga KOSTT, një nga KEK-u, një nga KEDS, një nga KESCO, një nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, një përfaqësuese nga MPB-ja, një nga Komisioni për Miniera dhe Minerale dhe një anëtarë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës./gazetaexpress
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...