Nga sot parkingu në “Zonën 1” në kryeqytet do të paguhet edhe pas orës 19:00

07:39 | 28 Gusht 2023
E.H

Komuna e Prishtinës përmes njofton se nga sot qytetarët e parkuar në Zonën 1 duhet të paguajnë deri në orën 23:00.

Deri dje orari i pagesës ka qenë deri në orën 19:00, shkruan Arbresh.info.

Kjo rregullore do të zgjasë, nga e hëna deri të shtunën.

“Konform Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës nga data 28.08.2023 do të ndryshohet orari i parkingjeve (parkingje komerciale dhe rezidenciale) në Zonën 1 (Qendra e Qytetit), duke filluar nga ora 7:00 deri në ora 23:00, nga e hëna deri të shtunën”, thuhet në njoftimin e Komunës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme