Në katër pika në kryeqytet janë vendosur monitorë përmes së cilëve do të tregohet në kohë reale cilësia ajrit në Prishtinë.
Përmes këtyre ekraneve të vendosur në shesh, përball katedrales, tek Rilindja dhe te Ministria e Arsimit do të paraqiten në kohë reale cilësinë e ajrit në kryeqytet.
Aktualisht cilësia e ajrit është i pastër por duhet te kenë kujdes shtresat e ndjeshme, pleqtë, të sëmurit kronik dhe fëmijët.
Në ekran do ta paraqitet edhe temperatura aktuale.
Ministri i Mjedisit Fatmir Matoshi tha se qëllimi i vendosjes së ekraneve është vetëdijesimi i qytetareve për cilësinë e ajrit.
“Krijuam mundësi për shfaqjen e të dhënave të cilësisë së ajrit përmes katër monitorëve Kjo është vetëdijesim i joni për t’i informuar në kohë reale për cilësinë e ajrit në Kosovë. Do të angazhohemi edhe më tutje të përmirësojmë cilësinë e ajrit. Jemi duke punuar për ndërrimin e filtrave në termocentralin B që dihet se janë ndër shkaktarët e ndotjes së ajrit”, tha ministri Matoshi.
Jiro Takeichi, përfaqësues i Zyrës së JICA-s për Ballkan u shpreh i lumtur që edhe në Kosovë janë vendosur monitorë për te treguar cilësinë e ajrit.
“Ka shumë sfida që te përmbushet plani i BE së, Japonia e ka mbështet këtë projekt. Jam i lumtur që po bëjmë instalimin e monitorëve për dhënien ne koha reale te cilësisë së ajrit”, tha ai.
Ai tha se beson së këto ekrane do të mirëmbahen dhe do të shfrytëzohen për vetëdijesimin e popullatës.
Këto informacione në aparatet e vendosura në katër pika në Prishtinë janë të dhëna nga instituti hidrometeorologji i Kosovës./arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...