Nga sot, biletat ditore dhe mujoret do të pranohen edhe nga Trafiku Urban,edhe nga operatorët privatë

17:38 | 1 Janar 2025
E.G

Të gjithë operatorët e transportit publik dhe privat në Komunën e Prishtinës, nga sot do të paguhen me kilometër.

Lajmin e ka bërë të ditur asamblist në Kuvendin e Prishtinës, Leotrim Retkoceri, shkruan Arbresh.info.

“Nga sot, të gjitha kategoritë e liruara nga pagesa e biletës në “Trafiku Urban”, do të lirohen edhe në kompanitë tjera private në Prishtinë. Faleminderit ekipit të PDK-së #prishtinanabashkon shoqatës së kompanive private dhe të gjithë atyre që punuan e na besuan. Insisitimi gjithmonë shpaguhet!”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/

 

Të ngjashme