Nga sot ARC nis lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në Pejë

07:05 | 26 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) do të fillojë nga sot me lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës.

Me këtë rast sipas MPB-sëe prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ceremonia do të mbahet sot në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Komunën e Pejës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme