Pas stuhive lokale që karakterizuan pjesë të vendit në fillim të javës, këto ditë është rikthyer moti kryesisht me diell dhe temperaturat e larta, të cilat po arrijnë deri në 31°C në shkallë vendi.
Në ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes do të depërtojë një front i ftohtë nga veriu i kontinentit, duke sjellur reshje lokale shiu e mundësi edhe për shkarkesa elektrike, përcjell Arbresh.info.
Sipas Meteo Kosova, dita e hënë parashihet të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta, e cila do të karakterizohet me vranësira shpeshta dhe reshje lokale shiu, lokalisht në formë të rrebesheve.
Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike.
Vonë pasdite pritet ulje e mëtejshme e temperaturave, e cila do t’i ngjajë një dite tipike vjeshte.
Ndërkaq, temperaturat maksimale do të luhaten prej 18 deri në 23°C, ndërsa vonë pasdite ulen edhe deri në 15°C.
Po ashtu, do të ketë edhe fuqizim të erës, më e fuqishme të Martën, me shpejtësi deri në 70 km/h!
Ndërsa, nga dita e martë pritet temperaturat gradualisht të ngriten, përderisa reshjet e pakta do të vazhdojnë të mbesin të pranishme në zona të caktura, përfshirë edhe ditën e Mërkurë, ndonëse edhe më të pakta./Arbresh.info.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...