Sot është mbajtur një takim i mbyllur duke u fokusuar në gjetjen e një strategjie për edukimin e fëmijëve dhe ofrimin e sigurisë për nxënësit.
Me fillim të vitit të ri shkollor, Policia e Kosovës do të shtoj prezencën e policëve në afërsi të shkollave.
“Policia e Kosovës ka hartuar të gjitha planifikimet për muajin shtator. Ne muajin shtator do të ketë një siguri më të madhe do të ketë prezencë të shtuar të policëve në afërsi të shkollave”, Jeton Rexhepi nga divizioni i trafikut rrugor.
Alush Istogu nga Ministria e Arsimit, tha se nxënësit kanë nevojë edhe për sigurinë në rrugë.
“Në si ministri jemi të përgatitur në aspektin e ngritjes profesionale të nxënësve, hartimin e kurikulës së re në disa klasë dhe pajisjen e nxënësve me libra”, tha Alush Istogu nga Ministria e Arsimit.
“Përpos sigurisë në shkollë kemi nevojë më pas siguri edhe në rrugë. Duhet të fuqizohet edhe më tutje komuniteti i prindërve për përcjelljen e nxënësve nëpër shkolla”, tha Alush Istogu nga Ministria e Arsimit.
E Nedina Braha nga Komuna e Prishtinës tha se kanë shtuar numrin e vendkalimeve në kryeqytet.
“Përfaqësuesit e policisë së Kosovës treguan se kanë hartuar disa planë në terren për zgjidhjen e problemeve kyçe. Kemi ngritur disa vendkalime” , Medina Braha nga komuna e Prishtinës./Arbresh.info/
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb