Mbrëmë në fshatin Kovaçec të Kaçanikut është raportuar të ketë pas rrëshqitje të dheut, me pasojë bllokimin e rrugës. Disa banorë është dashur të lënë shtëpitë e tyre dhe të strehohen te të afërmit e tyre.
Banorët e kësaj ane i ka kontaktuar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Siç njofton kabineti i tij, Lekaj me të marrë informatat e para për rastin e rrëshqitjes së dheut në Kovaçec të Kaçanikut i ka vizituar personalisht për ta parë nga afër situatën.
“Sonte ka marrë informata shtesë për keqësimin e situatës dhe menjëherë ka reaguar duke biseduar personalisht me familjet që janë të rrezikuara nga ky fenomen. Ministri Lekaj pas bisedës telefonike me familjarët që janë të përfshira nga kjo situatë është dakorduar që ata të evakuohen nga aty për t’u vendosur tek të afërmit dhe shumë shpejt për të dhënë zgjidhje për situatën. Kjo do të ndodhë ditën e hënë ku do të konstatohet nëse kjo është si pasojë e punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ apo është diçka tjetër”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Lekajt.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...