Prokurori i Shtetit raporton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur dy aktakuza ndaj dy personave për vepra të ndryshme penale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 15 persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave, si dhe, ka ngritur 15 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të cilët me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe, ka bërë një kërkesë për paraburgim ndaj një personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi. /arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...