Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar edhe njëherë për aktakuzën e Speciales ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, si dhe për sjelljen e këtyre të fundit karshi ftesës për paraqitje në Hagë.
Me anë të një postimi në Facebook, Deliu ka thënë se Thaçi e Veseli kanë treguar shembull, megjithëse po përballen me një padrejtësi të madhe, transmeton arbresh.info.
Ajo ka thënë se të dy këta ish-krerë të UÇK-së do t’u përgjigjen thashethemeve të cilat kanë qarkulluar ndër vite, për ta dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Deliu ka bërë thirrje që përfaqësuesit dhe krerët e shtetit në Kosovë të gjejnë kurajon dhe ta menaxhojnë situatën e re të krijuar në vend.
“Padyshim ditët në vazhdim nuk do të jenë të lehta, kurse provokimet do të jenë arma kryesore e atyre që dëshirojnë të nxisin tensione për interesa të veta dhe të tjerëve. Por, ato interesa janë të identifikuara tashmë dhe kushdo që bëhet pjesë e tyre u dihet qëllimi”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Presidenti, Kryetari dhe gjithë të tjerët që udhëtuan për t’iu përgjigjur gjykimit në Hagë dhanë shembullin e tyre. Pavarësisht kësaj padrejtësie të madhe, ata ftuan të mos demonizohet procesi e as Gjykata Speciale, por të pranohet si një mundësi për t’iu përgjigjur dyshimeve dhe thashethemeve të rreme që kanë qarkulluar ndër vite. Edhe brenda kësaj padrejtësie të madhe, ata gjetën kurajon të frymëzojnë qetësi e urtësi dhe në vend të mllefit të reflektojnë maturi.
Na mbetet ne, përfaqësuesëve dhe drejtuesëve të popullit të gjejmë kurajon e tyre dhe në frymën e tyre ta menaxhojmë këtë situatë duke kërkuar interesin kombëtar dhe jo ushqyer ambiciet vetanake e partiake duke shfrytëzuar krizat si mundësi katapultimi.
Padyshim ditët në vazhdim nuk do të jenë të lehta, kurse provokimet do të jenë arma kryesore e atyre që dëshirojnë të nxisin tensione për interesa të veta dhe të tjerëve. Por, ato interesa janë të identifikuara tashmë dhe kushdo që bëhet pjesë e tyre u dihet qëllimi.
Duhet të veprojmë sa më shpejt për ta gjetur një gjuhë të përbashkët, për ta krijuar unitetin politik e shoqëror, në mënyrë që ta përballojmë këtë situatë me qetësinë dhe maturinë e frymëzuar nga Presidenti, Kryetari dhe gjithë ata që udhëtuan në Hagë për të mbrojtur të drejtën tonë historike për liri.
Për këtë Liri që të gjithë ia dimë emrin!.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...