Google ADS

“Nga pakoja ekonomike përfituan vetëm pronarët, jo punëtorët”

11:24 | 25 Nëntor 2020
Arbresh.info

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka mbajtur sot  konferencë me qëllim të informimit për keqpërdorimin e punëtorëve në sektorin privat nga pronarët e kompanive dhe vet shteti.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi thotë se pandemia e ka rënduar shumë gjendjen e sektorit privat në Kosovë.

Ai po ashtu ka bërë të ditur që 70% të punëtorëve teknik janë të infektuar, raporton portali arbresh.info

“Gjendja e punëtorëve të sektorit privat çdo ditë po përkeqësohet, edhe në kushte normale kemi qenë në gjendje të rëndë. Një gjendje të përkeqësuar ka bërë edhe largimi i punëtorëve nga vendet e punës. Gjendjen përpos Covid e rendon edhe mbarimi i punëve sezonale dhe tani gjendja sezonale i qet punëtorët në situatë të palakmueshme. Mbi 70 % të punëtorëve teknik dhe të sigurimit janë infektuar. Të gjithë institucionet  nuk i kanë mbështetë punëtorët. Ka pas raste kur punëtorët janë infektuar dhe të testohen, ata nuk janë lejuar nga pronarët”, tha Azemi.

E kur flet për pakon emergjente Azemi thotë se nga ajo pako përfituan vetëm pronarët e aspak punëtorët.

“Pako emergjente thuhet se i është dedikuar punëtorëve, 80% e pakos ka shkuar në xhepat e pronarëve. Pakoja për stimulimin e bizneseve, prapë nga kjo pako punëtorët e sektorit privat nuk fituan asgjë. As në pakon e tretë nuk do të përfitojnë dhe përfitues janë pronarët”, tha Azemi.

Ai po ashtu adresoi kritika të ashpra ndaj deputetëve të Kosovës, i cili tha se për pazare politike po luajnë me qytetarët e vendit.

“Qeveria e Kosovës në momentin kur ka nxjerrë vendim se do të bëjë pagesën e mjekëve, infermierëve, ne kemi kërkuar qe edhe punëtorët e sektorit privat të paguhen. Ne kohen e fundit e kemi pa që MSH si ka pranuar listat e tyre. Deputetët po luajnë me fatin dhe ushqimin e fëmijëve, për interesa politike e partiake. Këtë nuk ua dëshiroj as shteteve armike”, tha Azemi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme