Nga ora 17:00 ndizen dritat në sheshin Xhorxh Bush”, Rama: Të festojmë së bashku me muzikë, pije, ushqim e dashuri

14:34 | 14 Dhjetor 2022
E.H

I pari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot bëhet hapja e Tregut Festiv të fund vitit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se në ora 17:00 në sheshin “Xhorxh Bush” do të ndizen dritat dekorative me ç’rast do të ketë edhe muzikë, pije dhe ushqime të ngrohta.

“Jeni gati për hapjen e Tregut të Festave të Fundvitit? Ju pres të gjithëve sot në 17:00, në sheshin “Xhorxh Bush”, të ndezim dritat dekorative e të festojmë së bashku me muzikë, pije e ushqime të ngrohta dhe shumë dashuri për njëri-tjetrin”, tha Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme