Zëdhënësi i Komisionit Zgjedhor të zgjedhjeve, Valmir Elezi ka konfirumar se sot në orën 14:00 do të mbahet mbledhja e radhës.
Elezi për Arbresh.info, ka thënë se temë e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.
“Po, sot në orën 14:00 do të mbahet mbledhja e KQZ-së. Në rend të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.”, tha ai.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka konfirmuar se 47 kandidatë për deputetë janë shpallur fajtor për një vepër penale gjatë 3 viteve të fundit, që nënkupton se nuk mund të çertifikohen.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një konference për media, ka thënë se 15 nga 25 subjektet që kanë aplikuar për certifikim, kanë kandidatë me vepra penale./Arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’