Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të përfundojnë punimet në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë. Për ketë arsye, nga ora 10:00 deri në ora 14:00, rrugët “Skënderbeu” dhe “Xhevat Hoxha” në Gjakovë, do të ndërpritet furnizimi me ujë.
KRU “Gjakova”, ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve të saj, por që thonë se kjo është bërë për shkak se punimet janë bërë për të ndërruar rrjetin dhe nyjat të cilat kanë qenë shumëvjeçare.
“Sot datë 15.04.2022 KRU “Gjakova” do të përfundoj punimet me ndërrimin e gypit te ujit AC ∅300mm me gyp PE100 RC DN315mm në rrugën “Skënderbeu”. Për këtë arsye edhe gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të ujit nga ora 10:00 deri në ora 14:00, rrugët të cilat përfshihen në këtë ndërprerje janë “Skënderbeu” dhe “Xhevat Hoxha”-Gjakovë. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve që gjatë këtyre ditëve janë përballur me ndërprerje të ujit, mirëpo ju kujtojmë se është punuar dhe ndërruar rrjeti dhe nyjat të cilat kanë qenë të vjetra shumëvjeçare dhe është bërë një zgjidhje teknike e re e cila sofistikon procesin e shërbimeve për konsumatorët e kësaj pjese të qytetit”, thuhet në komunikatë.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare