Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj pesë të dyshuarve.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar bashkëpunëtorja profesionale e kësaj Gjykate, Elzana Kastrati.
“Sipas kërkesës tuaj, ju njoftojë se ndaj të pandehurve A.SH, R.S, L.G, M.I dhe D.T, është caktuar masa e paraburgimit nga data 23 korrik 2024 deri me datë 22 gusht 2024, ndërsa të pandehurës T.SH, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje të njëjtë me të pandehurit tjerë”, thuhet në përgjigjen e Kastratit.
Ndryshe, Policia e Kosovës më 23 korrik ka bastisur 10 lokacione të ndryshme, 8 prej tyre në regjionin e Pejës dhe në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se janë kryer veprat penale ‘keqpërdorimi i detyrës zyrtare’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘marrja e ryshfetit në sektorin privat’ dhe ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ nga ana e të dyshuarve.
Gjatë operacionit policor të bastisjes janë sekuestruar 7 mijë e 800 euro, gjashtë telefona mobilë, si dhe materiale të ndryshme lidhur me testime të kandidatëve./Arbresh.info/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...