Gjykata Themelore në Prishtinë, njofton se Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të pandehurve V.C dhe Sh.C., të cilët u arrestuan nën dyshimin për shpëlarje të parave.
Sipas njoftimit gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e PSRK-së për caktimin e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.
“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit V.C dhe Sh.C në bashkëkryerje që nga periudha kohore nga viti 2011 e në vazhdimësi, duke bashkëvepruar në koordinim me njëri-tjetrin dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme dobi pasurore në shkallë të madhe për vete, nga aktiviteti kriminal, i cili ndërlidhet kryesisht me falsifikimin e dokumenteve, mashtrime si dhe legalizimet e përmbajtjes së rreme, përmes të cilave kanë bartur në mënyrë të kundërligjshme pronësinë e paluajtshmërive të shumta në territorin e Komunës së Prishtinës, në zona të ndryshme të kryeqytetit, të cilat më pas i kanë shitur ose tjetërsuar në mënyra të ndryshme, duke krijuar pasuri të shpejtë për veten.
Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre dhe të shmangen nga procedura penale, po ashtu duke pasur parasysh peshën e këtyre veprave penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, veçanërisht rrezikshmërinë shoqërore të veprave penale si dhe pasojat të cilat vlerësohet me shkallën e dëmit të vlerësuar dhe përfitimit të krijuar, janë tregues i mjaftueshëm se ekziston rreziku që të njëjtit, nëse lihen në liri, në rrethanat e një ambienti të përshtatshëm kriminogjen, lehtësisht do të mund të kryejnë vepra penale të njëjta ose më të rënda, pasojat e të cilave do të ishin më të mëdha”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...