Nga një 1 Tetori i këtij viti, duke filluar nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelet baçelor dhe master, ndërsa për studentët e doktoratës do të ketë lehtësi të veçantë.
Në konferencën për media, të mbajtur bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryeministri Kurti rikujtoi një paragraf të Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje të vitit 2013 nga kur edhe daton synimi dhe zotimi për arsim publik falas, shkruan arbresh.info.
“E drejta për arsim është e drejtë universale dhe e patjetërsueshme njerëzore dhe shteti ka për obligim t’ua sigurojë të gjithë qytetarëve mundësinë për t’u arsimuar dhe shkollim cilësor. Arsimi publik në të gjitha nivelet duhet të jetë falas dhe të plotësojë nevojat e nxënësve dhe studentëve. Sistemi arsimor publik duhet të mbështetet në parimin e solidaritetit shoqëror. Të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim gjinie, etnie, religjioni apo gjendje sociale duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor, në mënyrë që të arrihet potenciali i plotë shoqëror”, tha kryeministri.
Ai tha se beson që në këtë formë nxitet interesimi për studime të larta, duke përmirësuar kësisoj nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë dhe duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor që është parakusht për zhvillim ekonomik e për progres shoqëror.
Ndërsa, ministrja Nagavci thekoi se me këtë Udhëzim, studentët e nivelit baçelor dhe master do të lirohen nga pagesa e tarifave me rastin e regjistrimit të semestrit për herë të parë, përfshirë këtu edhe pagesat për provimin pranues dhe provimet diferenciale.
Ajo tha se në këtë mënyrë, po shmanget diskriminimi, për shkak të pabarazisë sociale, por edhe po sigurohet ruajtja e cilësisë në arsimin e lartë.
Sa i përket studimeve të doktoratës, ministrja Nagavci tha se janë paraparë disa lehtësi dhe lirimi nga pagesa e semestrit do të bëhet për më së shumti dy semestra gjatë periudhës së studimeve, me vendim të organit kompetent të institucionit.
Nga ky udhëzim administrativ do të përfitojnë edhe studentët që vinë nga vendet tjera, në veçanti ato të Rajonit, të cilët trajtohen në mënyrë të barabartë si studentët të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...