Siç parashikojnë meteorologët, ditëve në vijim ka mundësi për reshje lokale shiu, fundjava me shtrëngata me shi.
Edhepse temperaturat pritet të pësojnë rënie, ato do të mbesin ende mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e ato maksimale nga 21C deri në 25C.
2.05.2018 – Një ciklon i fuqishëm nga Afrika Veriore që po depërton mbi Itali dhe do të mbetet stacionar për disa ditë, do të sjellë mbi vendin tonë një fazë të motit jostabil, e masa më të ftohta ajrore nga Atlantiku do të zbresin edhe temperaturat. Dy ditët e ardhshme priten reshje të shpërndara shiu me mundësi edhe për bubullima, e në fundjavë shtrëngata me shi.
Cikloni që po vjen nga Afrika të sjellë edhe koncentrim më të lartë të grimcave të pluhurit saharian, që në ditët e ardhshme mund të ndikojë edhe në rritje të vogël të indeksit të kualitetit të ajrit (AQI).
3.05-4.05 – Mot me vransira dhe intervale me diell. Orëve të pasdites priten reshje të shpërndara shiu me mundësi edhe për bubullimë.
5.05-6.05 – Fundjava me mot kryesisht të vranët dhe me shtrëngata me shi, që ditën e shtunë do të jenë më të përhapura, e vende-vende me reshje më intenzive.
7.05 – Mot kryesisht i vranët dhe shtrëngata të shpërndara me shi, kryesisht orëve të pasdites.
Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga juglindja 4-13m/s, e në funjdavë nga verilindja 3-8m/s. Shtypja atmosferike, do të zbres nën vlera normale, që gjatë fundjavës të rritet rreth këtyre vlerave.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend