Google ADS

Nga nesër qytetarët e parkuar në Zonën 1 duhet të paguajnë deri në orën 23:00

21:28 | 27 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka lajmëruar që nga nesër qytetarët e parkuar në Zonën 1 duhet të paguajnë deri në orën 23:00.

Deri më sot orari i pagesës ka qenë deri në orën 19:00, shkruan Arbresh.info.

Kjo rregullore do të zgjasë, nga e hëna deri të shtunën.

“Konform Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës nga data 28.08.2023 do të ndryshohet orari i parkingjeve (parkingje komerciale dhe rezidenciale) në Zonën 1 (Qendra e Qytetit), duke filluar nga ora 7:00 deri në ora 23:00, nga e hëna deri të shtunën”, thuhet në njoftimin e Komunës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme