Java në vijim do të karakterizohet nga depërtimi i fushave të presionit të ulët nga Atlantiku dhe masave të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit.
Nën këto kushte ditën e hënë priten reshje shiu që më vonë do të shndërrohen edhe në reshje bore, e pritet të vazhdojnë paraditen e ditës së martë. Edhe ditën e enjte priten reshje shiu, të cilat në mbrëmje do të përzien me borë.
Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin mot të butë dhe rritje graduale të temperaturave.
Pas përmirësimit të vlerave të cilësisë së ajrit ditëve të fundit, kjo si shkak i qarkullimit të mjaftueshëm ajror dhe motit të ngrohtë, edhe në ditët në vijim pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare dhe të mira.
11.03 – Kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje më ftohtë, shiu do të shndërrohet në borë, që pritet të vazhdojë edhe gjatë natës. Vende-vende reshjet pritet të jenë më intensive.
12.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Paradite reshje të dobëta bore, që gjatë ditës do të pushojnë.
13.03 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.
14.03-15.03 – Të enjten kryesisht vranët, kohëpaskohe me shi. Në mbrëmje shi dhe borë, që më vonë do të shndërrohen në borë. Ditën e premte kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.
Temperatura e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 6C deri në -4C, e maksimalet nga 13C deri në 4C.
Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga krahu verior 5-14m/s..
Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale.
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Sonte beteja e golashënuesve ndërmjet Gyokeres dhe Haaland
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...