Nesër në Prishtinë do të hapet edhe një qendër e re për kryerjen e testeve të shpejta antigjene për Covid-19.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Bujar Gashi.
“Në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës, nga nesër datë 29.01.2022 do të hapin edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjenike. Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në ‘Xhemajl Ibishi’ do të ofroj shërbimin e testimit për Covid-19”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, ky vendim u mor për të ulur numrin e pritjeve tek AMF te Qendra e Studentëve.
“Ky vendim është marrë me qëllim të zvogëlimit të pritjeve të qytetarëve në AMF – qendra studentore te menza”, shtoi tutje Gashi.
Kjo qendër do punojë shtatë ditë të javës nga 08:00 deri në 16:00./arbresh.info/
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...