Google ADS

Nga nesër komuna e Prishtinës punon me kapacitetet të plota

08:50 | 17 Maj 2020
L G

Shërbimet për qytetarët në komunë e Prishtinës nuk janë ndërprerë asnjë ditë edhe pas përhapjes së pandemisë COVID-19.

Por pavarësisht kësaj, nga 18 maji të gjithë punëtorët e komunës do të fillojnë punën intensivisht, përveç atyre mbi moshën 60 vjeç dhe grave shtatzënave.

Kështu ka njoftuar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

“Në asnjë moment nuk i kemi ndërprerë shërbimet, të gjitha kanë funksionuar. Kemi funksionuar me staf esencial dhe kemi reduktuar kur ka qenë situata më kritike. Po flasim për periudhën e muajit prill. Nga data 18 maj të gjithë punëtorët të jenë në gatishmëri se do të fillojë vrulli i punës. Presim që të fillojnë të gjithë punëtorët përveç atyre që janë mbi 60 vjeç dhe punëtoret shtatzëna”, tha ai.

Nushi njoftoj se ofiqaria dhe tatimi në pronë ka pasur mjaftë punë, por thotë ai se përsëri nuk krijon të hyrat e planifikuara për vitin 2020.

“Çdo shërbim tjetër ka funksionuar, ofiqaria ka pasur punë mjaftë, tatimi në pronë veç në ditët e fundit ka rritje të vizitave të qytetarëve. Edhe pse këtë vit nuk do ta kemi aq lehtë për të krijuar të hyrat që kemi planifikuar”, deklaroi ai për EO.

Mes tjerash, Nushi njoftoj se komuna ka në përfundim pakon e dytë e cila ka për qëllim rimëkëmbjen ekonomike, gjë e cila do të ndihmojë bizneset dhe rastet sociale.

Siç potencoi ai, që nga përhapja e virusit, është rritur numri i rasteve sociale, që ka dërguar numrin në tre mijë raste.

“Masat lehtësuese do të vijnë në Pakon e dytë. Jemi gati para përfundimit, nuk do të jenë vetëm pako ekonomike, por edhe sociale. Do të kujdesemi për familjet në raste sociale. Deri para pandemisë kemi pasur 1 mijë e 700 familje nën përkujdesje sociale, nga pandemia janë shtuar edhe 1 mijë e 300 kërkesa për ndihma sociale. Jemi duke tentuar me e rimëkëmbjes ekonominë dhe bizneset në komunë. Por shpresoj që edhe masat e Qeverisë dhe komunës do të ndihmojnë në rimëkëmbjen e bizneseve”, u shpreh nënkryetari i Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme