Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ka marr vendim që prej ditës së nesërme të këtij viti, të aplikoj vendimin për pullën mjedisore të automjeteve apo ndryshe testimi i gazrave dalëse të automjeteve.
Arbresh.info pati mësuar se ky vendim obligon të gjithë “Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjeve dhe të Homologimit për zbatimin e këtij vendimi.
Me testimin e këtyre gazrave, qytetarëve iu bëhet barrë jo vetëm të paguajnë kontrollin teknike të automjeteve që është përcaktuar nga kjo ministri me çmim prej 30€, tash do të paguajnë edhe çmimoren për testim të gazrave për secilën kategori të mjeteve motorike.
Çmimorja për kategorinë e motoçikletave është 3.50€, ndërsa për automjetet nën 3.5 tonë është 5€, ndërsa mbi 3.5 tonë është 6€.
Vlen të theksohet se qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë edhe taksën ekologjike që është e aplikuar më se shumë vite nga Ministria e Punëve të Brendshme, kjo taks paguhet në Qendrat Komunale për Regjistrim të automjeteve./Arbresh.info/
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...