Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bën të ditur se nesër, në ora 11:00, do të fillojë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”.
Me anë të një postimi në Facebook, ai thekson se Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Trafikun Urban dhe me mbështetjen e UNFPA, do të lëshojë në qarkullim këtë autobus të linjës 4, si pjesë e fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure Prishtina 2024”, shkruan Arbresh.info.
Rama theksoi se fushata e vitit të kaluar ka pasur një ndikim të madh në rritjen e numrit të mamografive të realizuara në kryeqytet. Në gusht të vitit 2023 janë realizuar 80 mamografi, ndërsa në tetor numri ka arritur në 887, një rritje prej 1000%.
“Fushata “Race for the Cure Prishtina 2024″ do të përfshijë një sërë aktivitetesh, ndër të cilat më 6 tetor në Prishtinë do të organizohet ecja dhe vrapimi në mbështetje të grave që kanë kaluar përmes kësaj sëmundjeje.”, shkruan Rama.
Tutje, Rama u bëri thirrje të gjithë grave e burrave që të bëjnë mamografinë.
“Të nderuara nëna, motra, gra, shoqe e shokë (sepse edhe meshkujt preken nga ky kancer), bëjeni mamografinë, sepse, zbulimi i hershëm SHPËTON JETË!”, thotë./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?