Ndërtimi i autostradës së Gjilanit dhe asaj të Dukagjinit po shihet si hap jo i favorshëm për ekonominë vendëse dhe i dëmshëm për bizneset e vogla dhe të mesme përgjatë rrugëve ekzistues.
Përderisa nga autostradat aktuale më shumë kanë përfituar shtetet e rajonit sesa vet ekonomia e vendit, vlerësojnë njohës të çështjeve ekonomike.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK) Arian Zeka në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se vazhdimisht kanë kërkuar që të kihet kujdes në ndërtimin e autostradave të reja, e sidomos atyre të brendshme që shtrihen përgjatë akseve rrugore.
Zeka ka shtuar se për këtë çështje është i nevojshëm hartimi i një politike të qartë nga institucionet.
“Ne si Odë Amerikane në qëndrimin tonë të cilin e kemi bërë publik para fillimit të fushatës të zgjedhjeve të fundit parlamentare, kemi bërë thirrje në ndërtimin e një politike e cila synon marrjen e pushtetit që të ishin më të kujdesshme sa i përket premtimeve për ndërtimin e autostradave të reja të cilat mund të mos kenë fizibiletet ekonomik”.
“Nëse po flasim për dy autostradat që e lidhin Kosovën me shtetet e tjera siç është rasti me autostradën e parë ‘Ibrahim Rugova’ dhe me autostradën ‘Arbën Xhaferi’ kjo megjithatë mund të ketë një fizibilitet ekonomik edhe për shkak të përshpejtimit të kohës së transportuesve apo kompaninë kosovare drejt dy porteve, portit të Durrësit dhe portit të Selanikut, që ka rëndësi në aspektin ekonomik, por kemi bërë thirrje që të mos shohim edhe projekte të reja të cilat mund të mos kenë fizibilitet, e sidomos autostradat e brendshme madje madje mund të kenë edhe efekte negative në biznese të cilat tash për tash shtrihen përgjatë akseve rrugore ku është paraparë që të ndërtohen autostradat e tilla”.
Diana Metushi nga Instituti i Kosovës për Demokraci (IKD), thotë që Kosova nuk ka përfituar nga autostrada “Arbën Xhaferi” në aspektin ekonomik ndërsa fitimet do të ishin vetëm kur të ndërrohet proporcioni eksport-import.
“Në rastin e ‘Arbën Xhaferit’ përfitimin më të madh e ka pasur shteti i Maqedonisë jo Kosova, duke e pasur parasysh që proporcioni eksport import për Kosovën është shumë në favor për ekonominë dhe produktet maqedonase, që i bije se Kosova nuk ka përfituar prej autostradës”.
“Fitimet mund t’i kthejmë vetëm atëherë kur e ndërrojmë proporcionin eksport-import, kur më shumë eksportojmë sesa importojmë kur Kosova shndërrohet në një urë lidhëse për lehtësimin logjistikës ndërmjet shteteve të rajonit”.
Metushi shprehet se ndërtimi i autostradës së Dukagjinit do të ishte e dëmshme për bizneset dhe për bujqësinë.
Sipas saj, ndërtimi i kësaj autostrade do të prekte sistemin hidro-ekonomik të Radoniqit.
“Autostrada i shkëputë bizneset nga qasja direket te konsumatori apo e kundërta që ndikon në bizneset e vogla dhe të mesme apo nganjëherë anashkalon edhe vet qytetin, ku me një rrugë aktuale të zgjeruar me kushte shumë më të mira ndërsa autostrada i anashkalon të gjitha këto biznese rrugës”.
“Në bazë të asaj që është folur, ndërtimi i kësaj autostrade e prek sistemin hidro-ekonomik ‘Radoniqi’, fusha e Dukagjinit është me rendimentin më të lartë bujqësorë, një projekt i tillë është dashur me patjetër të parasheh ndikimin e mundshëm në sistemin e ujitjes dhe qeveria para se të hyj në këto investime duhet të bëjë një analizë, sa është nevoja, sa është fitimi dhe sa është kostoja e kësaj autostrade në rendimente bujqësore dhe në ekonomitë e vogla dhe financiare”.
Ndërsa Dardan Abazi, nga INDEP-i, kërkon nga Qeveria e re që të bëjë publike kontratat e ndërtimit të autostradave dhe të shihet se cila ka qenë vlera ekonomike që ka përfituar Kosova nga këto autostrada.
“Ne insistojmë për një transparencë të plotë të të gjitha proceseve, kjo qeveri duhet të bëjë publike kontratat për ndërtimin e autostradave të cilat kanë ndodhur deri më tani, dhe gjithashtu duhet të publikojë edhe kontratën për shitjen e KEDS-it pastaj për dhënien në koncesion të aeroportit e të tjera”.
“Ne mendojmë që hapi i parë është transparenca ne duhet të shohim se çka ka ndodhur me këto kontrata se cilat kanë qenë kushtet e këtyre kontratave dhe pastaj mund të flasim se a kanë qenë vërtetë ekonomikisht logjike apo ka pasur përfitim Kosova apo dëm”, tha ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...