Që nga mesnata e kaluar ka nisur të subvencionohet pagesa e primit të policës kufitare për diasporën nga Qeveria e Kosovës.
E i kënaqur me këtë vendim është bashkatdhetari Bahri Tërmkolli i cili ka ardhur për vizitë nga Austria.
Tërmkolli ka udhëtuar përmes pikës kufitare në Merdare, shkruan portali arbresh.info.
Në policën e sigurimit të paguar, shkruan se primi është subvencionim nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Vendimi për mbulimin e kostos së policës kufitare u mor ditë më parë me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit.
Përmes kësaj marrëveshjeje, Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë gjatë vitit 2020.
Subjekt i kësaj marrëveshjeje janë të gjitha veturat e bashkatdhetarëve dhe të huajve që janë nën regjimin e Kartonit të Gjelbër dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, përjashtuar veturat e regjistruara në Republikën e Malit të Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Serbisë.
Që moti ishte bërë kërkesë që diaspora kosovare të mos ngarkohej me këtë pagesë, por që vetëm tani është arritur të realizohet./arbresh.info/
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...