Komuna e Prishtinës njofton se nga muaji mars të këtij viti, të gjithë fëmijët e kryeqytetit mund të vlerësohen falas nga psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se vlerësimet do të bëhen nga ekipet e profesionistëve dhe përfshihen vlerësimet e aftësive të përgjithshme, komunikuese si dhe psikosociale të fëmiut, përcjell Arbresh.info.
“Vlerësimi multidisiplinar- përfshinë vlerësimin e aftësive të përgjithshme, komunikuese si dhe psiko-sociale të fëmiut. Ky vlerësim do të bëhet nga një ekip e profesionistëve ku përfshihet psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti. Më pas ky ekip profesionistësh mund të adresojë nevojat e pacientit, nëse duhet trajtim tutje”, thuhet në njoftim
“Prindër, edukatorë dhe mësues, ju lutemi nëse vëreni që fëmijët kanë nevojë për vlerësim të tillë, orientohuni për termin në QKMF- Prishtinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...