Me ftesë të presidentit kroat, Zoran Millanoviq e para e shtetit kosovar, Vjosa Osmani ka vizituar Kroacinë të dielën, ku ka marr pjesë në një organizim tradicional atje.
Por, udhëtimi i saj deri në Kroaci nuk ka qenë i zakonshëm.
Presidentja Osmani ka shkuar deri te shteti mik i Kosovës me helikopterin ushtarak “Black Hawk”.
Pse ishte i nevojshëm udhëtimi i saj me helikopter ushtarak, flet për Arbresh.info njohësi i sigurisë, Avni Islami.
“Shkuarja e presidentes Osmani në Kroaci me helikopter luftarak tregon për shkallën e rrezikshmërisë jo vetëm të presidentes, por edhe të krerëve të tjerë të Kosovës për shkak të veprimeve dhe paralajmërimeve që mund të kenë nga vendet jo mike, pra nga shërbimet inteligjente të huaja”, ka thënë Islami për Arbresh.info.
Sipas tij, situata e sigurisë ndaj Osmanit dhe krerëve të tjerë shtetërore është e brishtë pas incidentit që i ndodhi Presidentes të enjten e kaluar në aeroportin e Shkupit.
“Për vet faktin që një presidente me kredibilitet të lartë, ku pati një mosmarrëveshje në aeroportin e Shkupit, tregon se sa është siguria e brishtë ndaj krerëve të shtetit dhe institucioneve të Kosovës. Dhe unë mendoj që lëvizja e saj me helikopter ushtarak nga Kosova në Kroaci tregon për seriozitetin që mund të ketë presidentja ose krerët e shtetit të Kosovës nga vendet jo mike të cilat, mund të i sabotojnë dhe mund të ndërmarrin veprime të cilat do ta dëmtonin presidenten ose krerët e tjerë të shtetit të Republikës së Kosovës”, ka potencuar Islami.
Përveç kësaj, Islami theksoi se presidenti kroat Millanoviq ka bërë një pritje madhështore dhe të ngrohtë ndaj Osmanit, gjë që tregon raportet e mira mes dy shteteve.
Presidenca: Shteti kroat ka organizuar transportin e Osmanit me helikopter ushtarak
Ndërsa, Presidenca e Republikës së Kosovës në një përgjigje për Arbresh.info ka potencuar se transporti me helikopter është siguruar nga shteti kroat.
Nga Presidenca theksuan se nuk është krijuar asnjë shpenzim për shtetin e Kosovës.
“Pjesa e transportit me helikopter ushtarak dhe çdo detaj tjetër është organizuar nga shteti kroat, pra nuk është krijuar shpenzim për shtetin e Kosovës, sa i përket këtij udhëtimi zyrtar të Presidentes dhe Zotëriut të Parë. Presidentja ka udhëtuar si mysafire e Presidentit të Kroacisë.”, thuhet në përgjigjen e presidencës për Arbresh.info.
Ndryshe, vizita e presidentes Osmani në Kroaci vjen katër ditë pas incidentit që pësoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Të enjten e 31 korrikut sipas këshilltarit të presidentes Osmani, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar që të i marr telefonin Osmanit dhe çantën personale të saj.
Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç ‘rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën.
Ndërsa lidhur me këtë, kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media ka deklaruar se është në pritje të raportit zyrtar për të zbardhur plotësisht e në hollësi kjo çështje.
“Ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit aq më tepër që ka qenë me familje. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë shprehur keqardhje dhe do të ketë një raport zyrtar që do të zbardh këtë çështje dhe të kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe të mos përsëritet kurrë më ajo çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar të hënën Kurti pas takimit me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski.
Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka shprehur keqardhje për incidentin teksa u shpreh se herën tjetër, kur Presidentja Osmani të udhëtoj përmes aeroportit të Shkupit, do ta pres personalisht.
“Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herëve tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dal në aeroport ta pres miqësisht”, tha të hënën Mickoski pas takimit me Kurti.
Megjithëkëtë, udhëtimi me helikopter i Presidentes Osmani për në Kroaci Presidenca nuk e ka lidhur me incidentin në Shkup./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...