Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 5 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 282 raste të reja të infektuara, ndërsa janë shëruar 184 persona.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Njoftimi i plotë:
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 282 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 96 raste, Prizren 48 raste, Podujevë 19 raste, Ferizaj 16 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 13 raste, Drenas 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Rahovec 10 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Gjilan 5 raste, Suharekë 5 raste, Klinë 4 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Ranillug, Shtime dhe Vushtrri 1 rast.
Numri total i rasteve pozitive është 60.500 raste nga 235.724 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.503 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.621 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.376.
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite përgjimet e ...
Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhuron nesër libra për mbi 30...
Mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero nëse...
Përmbysje rezultatesh, tetë gola të realizuar/ Mbyllet pa fi...
Çeku: Në Prizren gjatë këtij mandati kemi investuar mbi 4.5 ...
Me poza të reja nga Stambolli, Kader Kicaj përsëri merr vëme...