Krahas vaksinimit kundër Gripit sezonal, qytetarët ftohen që të vaksinohen edhe me dozat përforcuese të vaksinës kundër COVID-19
Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se vaksinat kundër Gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e hënë, do të filloj vaksinimi i qytetarëve.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Gripi sezonal. Vaksinimi kundër Gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë”, njofton MSH.
Kjo ministri ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen./arbresh.info/
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...